Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Sondazhi/ PM me Sarah, Dagz me Einxhel apo Donaldi me Beatrix, cili do dalë çift nga BB VIP?

Sondazhi/ PM me Sarah, Dagz me Einxhel apo Donaldi me Beatrix, cili do dalë

BB VIP - Prej disa javësh në ekranin e Top Channel ka nisur transmetimin reality show më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother”. Kësaj radhe ka ardhur në një format totalisht ndryshe, pasi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë personazhe të njohur të ekranit.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë banorë të fushave të ndryshme duke nisur nga aktorë, balerinë, moderatorë, modele, blogere dhe këngëtarë. Që javën e parë nisën debatet mes yjeve, por sigurisht ka pasur edhe shumë afrimitet mes tyre.

Tashmë duket se janë krijuar edhe grupet e para mes tyre, ku banorët e rinj që hyjnë në shtëpi “trazojnë” paksa ujërat. Por jo vetëm kaq, pasi në shtëpinë e BB VIP ka edhe shumë dashuri mes banorëve, e madje publiku po aludon edhe për çiftin e parë që mund të krijohet aty.

Të parët që patën një afrimitet të madh ishin Fifi dhe Granit Cana. Ata qëndronin gjithmonë bashkë e nuk mungonin puthjet e përqafimet, por erdhi një moment ku ish-futbollisti i la të gjithë pa fjalë me deklaratën e papritur që bëri. Ai u shpreh se e shikonte këngëtaren si “motër” dhe se mes tyre nuk mund të kishte më shumë se miqësi.

Por tani që ata të dy nuk janë më pjesë e BB VIP, “vendin e tyre” e kanë zënë banorë të tjerë që komentohen si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, për një lidhje të mundshme. Është fjala për Pajtimin me Sarah, DJ Dagz me Einxhel dhe Donaldi me Beatrix.

Sondazhi/ PM me Sarah, Dagz me Einxhel apo Donaldi me Beatrix, cili do dalë

DJ PM dhe Sarah kanë shfaqur afrimitet që ditën e parë që Pajtimi u bë pjesë e shtëpisë. Në klipin prezantues, PM u shpreh se vajza që i pëlqente fizikisht nga vajzat e BB VIP ishte pikërisht blogerja.

Ata kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin, por prapë se prapë kanë qëndruar vetëm bashkë. Madje Sarah mori edhe hapin e parë dhe i dha puthjen në buzë. Pas këtij gjesti romantik, PM tha se ishte sqaruar me blogeren dhe se kishin vendosur që të mos lidheshin brenda shtëpisë së BB VIP. Por fansat i pëlqejnë shumë dhe i duan bashkë.

Sondazhi/ PM me Sarah, Dagz me Einxhel apo Donaldi me Beatrix, cili do dalë

DJ Dagz dhe Einxhel po përflitet shumë se mund të krijojnë një romancë aty brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Moderatorja e njohur u shpreh fillimisht e sigurt se mes tyre nuk mund të ndodhte asgjë, por sërish nuk qëndrojnë dot pa ngacmuar njëri-tjetrin. Së fundmi, Einxhel dhe Arbëri janë shfaqur shumë pranë njëri-tjetrit, teksa qëndronin të shtrirë në krevat dhe të kapur dorë për dore.

Sondazhi/ PM me Sarah, Dagz me Einxhel apo Donaldi me Beatrix, cili do dalë

Donaldi dhe Beatrix kanë disa ditë që po qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit. Duket se me largimin e Semi Jaupajt nga shtëpia e BB VIP, aktori i njohur i humorit po ndihet më “i lirë”.

Donaldi dhe këngëtarja e njohur kalojnë shumë kohë bashkë, e madje mbrëmjen e djeshme edhe janë larë bashkë. Lidhur me ta, ka disa fansa që shprehen se është Beatrix që shkon pas tij, por ka të tjerë që akuzojnë Donaldin se po tradhton Borën.

Poll

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore