
Situata e rëndë në Kosovë/ Rita Ora mesazh sensibilizues: Vendosni maskën, mbroni veten dhe të dashurit nga Covid-19
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, në asnjë moment nuk e harron vendlindjen e saj! Së fundmi, shqiptarja , përmes UNICEF-it u bën thirrje bashkëkombësve të saj në Kosovë që të vendosin maskën në momentin që dalin jashtë shtëpisë, të ruajnë distancat dhe të kujdesen për higjienën personale.
“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale.
Unë e vendos maskën time sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriconi me dritën tuaj! Vendosni maskën! Ju dua!- thotë këngëtarja e njohur në vidomesazhin e saj.
Kujtojmë që prej kohësh Rita Ora shërben si ambasadore e organizatës më të madhe bamirëse në botë, UNICEF, në kuadër të shumë iniciativave bamirëse që ajo i ka mbështetur falë ndikimit që ka si një artiste globale.









Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi

Kura anti Covid/ Mjeku shqiptar ofron shërim të plotë për tre ditë: Trump dhe Berluskoni kështu u shëruan

Pandemia dhe zgjedhjet, INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


