Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Sikur dole nga Për’puthen”! Fansat "kryqëzojnë" Taynën pas publikimit të këngës së re

“Sikur dole nga Për’puthen”! Fansat

Projekti më i fundit muzikor i Taynës, publikuar vetëm pak orë më parë, është pritur me shumë kritika. Kënga mban titullin “Taka”, punuar nga producenti Cricket ndërsa për tekstin është kujdesur vetë reperja. Kurioziteti për këngën më të re ishte shumë i madh, por komentet e fansave të saj nuk ishin ashtu siç priteshin.

Shumë prej tyre shkruajnë se iu mungon Tayna e vjetër me tekstet dhe stilin e duhur në të kënduar por ka patur nga ata që e kanë krahasuar me ish-konkurrentët e Për’Puthen, shumica e të cilëve dhe pse pa talent, i janë futur muzikës.“More fund po vazhdove kështu”, i ka shkruar një ndjekës.

Ndërkohë kujtojmë që Tayna pritet të sjellë një tjetër duet pas “Taka”. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e radhës me Azet, i cili do të mbajë titullin “Tequila” dhe vjen vetëm pak javë pasi bashkuan forcat për “Ti harro”. 

“Sikur dole nga Për’puthen”! Fansat

“Sikur dole nga Për’puthen”! Fansat

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore