
“Si vaj Borshi, ekstra i virgjër”, Sindi zbulon çfarë marrëdhënie ka me Julin: As nuk u vramë dhe as...
Disa ditë më parë, dy nga konkurrentët “Për’puthen” u kthyen në kryefjalën e mediave rozë, por edhe në rrjetet sociale. Është fjala për Sindin dhe Julianin, e shkak u bë batutat e këtij të fundit për “vajin e Borshit, ekstra i virgjër”.
Teksa Juli tha se e kishte bërë si kompliment, Sindi nuk e mori aspak ashtu dhe u ofendua shumë. Ajo nisi të bërtiste në studio, derisa u largua fare nga aty.
Më vonë në “Për’puthen Pirme” pati një përballje mes dy konkurrentëve, ku Sindi i kërkoi llogari Julit për komentin, duke e mbyllur aty atë histori që bëri shumë bujë.
Madje u duk se Sindi vendosi që ta merrte me sportivitet atë koment dhe të bëjë edhe ajo batutat në rrjetet sociale. “Heyyy jam ekstra e virgjër, vaj Borshi.. po më ofendon tani”, shkruante në “Instastory” kur dikush i përmendi batutën e Julit.
Por si është marrëdhënia e saj me Julin pas ballafaqimit me të? Kjo ka qenë pyetja që një ndjekës i ka drejtuar së fundmi Sindit, e ajo nuk ka ngurruar që të përgjigjet.
“Ne as nuk u vramë, as nuk patëm diçka që të mos flasim më kurrë me njëri-tjetrin. Një leksion shumë i rëndësishëm që kam mësuar unë në “Përputhen” është ‘kurrë mos thuaj kurrë’”, tregoi konkurrentja e “Për’puthen” në “Instastory”.

Po kush je ti moj?/ Debat i ashpër mes Blerimit dhe Antonelës në Përputhen
Historia e plotë >


“Puthja e shumëpritur sapo ndodhi”, Ana Lleshi poston foton e Melisës me...
Historia e plotë >
Nuk i ndal postimet provokuese, Enca poston videon nga shtrati
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Letra/ Familja Haklaj i shkruan ambasadores Kim: Politika e krimit të or...
Historia e plotë >
“Alkooli nuk të bën dëm”/ Vendimi i Prokurorit Ervin Karanxha: Të futësh...
Historia e plotë >
Pabarazi dhe pakënaqësi/ Ballkanit do t'i duhen vite për vaksinën anti Covid, shqetësimi në Shqipëri janë manifestimet

Asnjë i infektuar me Covid nuk mund të votojë

Pasaporta e vaksinimit, si do të funksionojë në Itali dhe problemet
Zgjedhje 2021

Basha: Ka zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë sime pas 25 prillit
Historia e plotë >


