Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Si uji me çokollatën”/ Zbuloni kë zgjedh Gentian Zenelaj si “kolegun e tij të preferuar”

“Si uji me çokollatën”/ Zbuloni kë zgjedh Gentian

Ai është prej vitesh pjesë e artit dhe e ekraneve shqiptare, e si pasojë është një ndër aktorët më të dashur për publikun. Është fjala për Gentian Zenelajn, i cili ditën e sotme ishte i ftuar në studion e “Wake Up”.

Në kaq shumë vite karrierë, Gentianin e kemi parë në rolin e aktorit të humorit, më pas në atë të moderatorit, ku si rrjedhojë ka punuar me shumë emra të tjerë të njohur të botës së televizionit dhe spektaklit.

Mes shumë kolegëve, disa prej të cilëve janë edhe miq të tij, Gentit iu kërkua sot të veçojë njërin prej tyre me të cilin ka pasur më shumë kimi.

“Ke dhënë shumë shfaqje në skenë por ke punuar edhe me shumë të tjerë në televizion, me kë ke më shumë kimi?”- u pyet aktori nga gazetarja e “Wake Up.”

Zenelaj u shpreh fillimisht se është një person që përpiqet të jetë pozitiv dhe të kalojë mirë me të gjithë, por si emër ai veçoi atë të Saimir Kodrës. Ky i fundit ka punuar prej disa vitesh tashmë me Gentian Zenelaj në emisionin “Stop.”

 “Të them të drejtën, unë kam alkimi me të gjithë por përderisa kam kimi me Saimirin. Kam 8 vite, kemi alkimi shumë të mirë, Saimir është në linjën e vet, unë jam në linjën time. Pra jemi si uji me çokollatën për njëri-tjetrin. Unë kaloj mirë me njerëzit, përpiqem të jem pozitiv”– tregoi aktori.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore