Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Si u përfshi Boris Johnson në debatin për “testikujt e shokut të kushëririt të Nicki Minaj”

Si u përfshi Boris Johnson në debatin për “testikujt e

Kur doli në “Downing Street” për një konferencë për shtyp me këshilltarët e tij kryesorë për çështjet shëndetësore, Boris Johnson nuk ishte përgatitur për të diskutuar “fatkeqësinë e supozuar me testikujt” e shokut të kushëririt të këngëtares Nicky Minaj. Pikërisht kjo ndodhi.

Këshilltari i tij, Chriss Whitty e përdori konferencën për të kritikuar këngëtaren Nicki Minaj për një postim të sa në Twitter, sipas të cilit vaksinat anti-Covid mund të shkaktojnë impotencë.

“Ka shumë mite që po qarkullojnë dhe disa prej tyre janë qartësisht qesharake dhe disa janë qartësisht për të përhapur panik. Ky postim është njëri prej tyre”, tha ai, duke shtuar se njerëzit që përhapin këto të pavërteta duhet t’u vijë turp nga vetja.

Whitty u referohej komenteve të mëhershme të Minaj, të bëra pas “Met Gala”, ku ajo nuk ishte e pranishme për shkak se organizatorët kishin vënë si kusht vaksinimin. “Donin që të vaksinohesha. Nëse do të vaksinohem nuk do ta bëjë për Met Gala dhe do ta bëj kur ta ndjej se jam e siguruar plotësisht”, tha këngëtarja.

Më pas, Minaj rrëfen historinë e “shokut të kushëririt nga Trinidad&Tobacco”.

“Pse? Sepse, kushëriri im në Trinidad nuk do të vaksinohet sepse shoku i tij mori vaksinën dhe u bë impotent. Testikujt e tij u enjten. Pas pak javësh do të martohej dhe tani ajo vajza e ka anuluar dasmën. Le të lutemi për të dhe sigurohuni që të jeni mirë dhe rehat me vendimin tuaj, po ju shtyrë”, shkroi Minaj.

Komentet e Minaj u bënë virale në rrjet dhe pak më vonë ajo sqaroi pozicionin e saj duke thënë se “shumë vende nuk po i lejojnë të pavaksinuarit që të punojnë. Përfundimisht do t’u rekomandoja të vaksinoheshit. Duhet të mbani familjet. Edhe unë do të vaksinohem sepse kam turne për të shkuar”.

Pasi foli Whitty, fjalën e mori Boris Johnson.

“Nuk jam shumë familjar sa duhet të jem me fjalët e Nicki Minaj, por jam familjar me fjalët e Nikki Kananit (drejtuese në radhët e shërbimeve shëndetësore britanike), një superyll i Bexley që ka dalë me dhjetra herë para jush për t’ju treguar se vaksinat janë të shkëlqyera dhe gjithkush duhet t’i marrë”, tha ai,

Deri në këtë moment pak dihej se Minaj ishte një fanse e konferencave për shtyp të Boris Johnson, madje edhe e theksit britanik të anglishtes. Duke rishpërndarë klipin nga kjo konferencë shkroi: “Më pëlqen ky, edhe pse mendoj se kjo që tha ishte një diss? Theksi...uhhh?”.

Më pas këngëtarja postoi në një mesazh të regjistruar drejtuar Boris Johnson, me një theks britanik të tmerrshëm me qëllim ironizimin me Kryeministri britanik.

“Doja të të telefonoja për të të thënë se sa i mahnitshëm dole në lajme këtë mëngjes. Unë jam britanike, kam shkuar në Oxford, kam qenë në shkollë me Margaret Thatcher dhe do dëshiroja të të nisja punët e mia, mqs nuk di mjaftueshëm për mua. Jam një yll i madh në SHBA!”, tha Minaj.

Burimi Politico.eu. Përktheu Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore