Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Si u njoh Vanessa me Kobe Bryant?/Gjithçka që duhet të dini nga lidhja e dashurisë dhe deri tek trashëgimia!

Si u njoh Vanessa me Kobe Bryant?/Gjithçka që duhet të dini nga

Vanessa Bryant, është e veja e të ndjerit të Lakers dhe superyllit të NBA, Kobe Bryant. Ajo ishte një balerinë që u takua me Kobe ndërsa ai ishte në një studio regjistrimi duke xhiruar një video për albumin e tij debutues muzikor dhe vetëm gjashtë muaj pas takimit me njëri-tjetrin, çifti u fejua.

Si u njoh Vanessa me Kobe Bryant?/Gjithçka që duhet të dini nga

Ajo ishte 17 vjeç dhe Kobe 21 në kohën kur u takuan dhe martesa e tyre nuk u miratua nga familja e Bryant dhe as nga agjenti i tij. Ata nuk morën pjesë në dasmë si shenjë se nuk e mbështetën, kryesisht për shkak të moshës së saj në atë kohë, sepse ajo ishte ende maturante në shkollë të mesme dhe Kobe ishte gati të bëhej një nga lojtarët më të mirë të NBA. Ata dëshmuan se të gjithë e kishin gabim dhe vazhduan të krijonin një familje të bukur me katër vajza.

Vanessa Bryant mori drejtimin e shumë bizneseve të Kobe pas vdekjes së tij dhe mbikëqyr gjithashtu Fondacionin Sportiv “Mamba and Mambacita”, duke shërbyer gjithashtu si CEO dhe presidente e “Granity Studios”. Vanessa Bryant ka një vlerë neto prej 600 milionë dollarësh, sipas Celebrity Net Worth, që ishte vlera neto e raportuar e Kobe në kohën e vdekjes së tij.

Bryant kohët e fundit fitoi një padi kundër departamenteve të Sherifit dhe Zjarrfikësve të Los Anxhelosit për fotografitë e bëra nga zyrtarët në të cilat tregoheshin në mënyrë eksplicite eshtrat e bashkëshortit dhe vajzës së saj të ndjerë. Fotot thuhet se u kaluan dhe u shfaqën mes disa zyrtarëve në të dy departamentet. Ajo u dëmshpërblye me 16 milionë dollarë si pjesë e një vendimi të gjykatës kundër qarkut të Los Anxhelosit, pas shpërndarjes së fotove të tmerrshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore