Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Si u bë miliardere familja Kardashian falë fotove FAKE

Si u bë miliardere familja Kardashian falë fotove FAKE

Një artikull i gazetarit të njohur britanik Piers Morgan zbulon se sa i shokuar është nga rritja marramendëse e pasurisë së familjes Kardashian duke postuar foto false.

“Nuk e mendoja se do kishte diçka tjetër që do të më shokonte nga familja Kardashian. Madje as kur zbulova që Kim Kardashian kishte ndjekur motrën e saj Kylie Jenner në futjen në listën e miliarderëve të revistës Forbes. Por e kisha gabim.

Foto e Khloe Kardashian me rrobebanjo ngjyrë leopard që është bërë virale javën e kaluar më la pa fjalë. Sepse është reale. Pa filtra, pa make-up, kjo është foto reale se si duket një nga femrat e familjes Kardashian. Në krahasim me fotot plot glamur, ngjyra, forma shpërthyese që ajo reklamon në Instagram, kjo nuk ka lidhje aspak me to. Foto është tmerruese.

Me këto foto të përpunuara ajo ka arritur deri në 136 milionë ndjekës në rrjetet sociale, dhe me ato nxjerr miliona dollarë,” shkruan ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore