Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Si të visheni bukur gjatë pushimeve verore, bukuroshet shqiptare sjellin disa sugjerime (FOTO)

Si të visheni bukur gjatë pushimeve verore, bukuroshet shqiptare

Të dukeni bukur gjatë pushimeve në plazh nuk mjafton vetëm të keni rroba banje të bukura, por edhe të keni një mantel ose kimono të bukur sipër gjatë kohës kur jeni në lokal apo në një restorant.

Top Albania Radio shkruan se disa nga yjet e showbiz-it shqiptar na tregojnë disa zgjedhje që kanë bërë, të cilat padiskutim i bëjnë të duken shumë bukur dhe janë sugjerime për t’u konsideruar.

Bora Zemani teksa mban rroba banjo në ngjyrë të zezë, sipër ka një kimono poashtu të zi që vërtet i shkon shumë. Shoqëruar me një kapelë kashte dhe syze dielli, ky sugjerim i Borës nuk duhet humbur.

Si të visheni bukur gjatë pushimeve verore, bukuroshet shqiptare

Einxhel Shkira ndërkohë ka zgjedhur një këmishë në ngjyrë portokalli dhe një kapelë të bardhë. Duke e kompletuar look-un me një çantë kashte, Einxhel padyshim që shkëlqen.

Si të visheni bukur gjatë pushimeve verore, bukuroshet shqiptare

Nevina Shtylla ka zgjedhur një fustan të shkurtër në ngjyrë të bardhë, teksa mbante edhe një kapelë kashte, dhe padyshim është një zgjedhje për t’u konsideruar.

Si të visheni bukur gjatë pushimeve verore, bukuroshet shqiptare

Dojna Mema na ka surprizuar me zgjedhjet e saj në veshje gjatë shtatzanisë, teksa edhe kur ka shkuar në plazh dukej vërtet bukur, ndërsa mbante një palë xhinse dhe një xhaketë poashtu xhins sipër.

Si të visheni bukur gjatë pushimeve verore, bukuroshet shqiptare

Bukuroshja Adrola Dushi gjithashtu na ka sjellë një sugjerim për veshje gjatë pushimeve verore në det. Adrola kishte veshur pantallona të shkurtra të çelëta, shoqëruar me një këmishë poashtu të çelët.

Si të visheni bukur gjatë pushimeve verore, bukuroshet shqiptare

Sarah Berisha na ka prezantuar jo pak herë trende dhe sugjerime shumë të vlefshme. Bukuroshja këtë herë kishte një set në ngjyrë të çelët siper rroba banjove të gjelbra, duke e kompletuar lookun me një çantë kashte.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore