Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Si një ‘barbie’ moderne! Si u vesh Dua Lipa në “Sunny Hill Festival” (FOTO)

Si një ‘barbie’ moderne! Si u vesh Dua Lipa në

Mbrëmjen e djeshme ka nisur “Sunny Hill Festival” në Prishtinë. Performanca e këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa, ka elektrizuar të gjithë të pranishmit.

E përveç performancës që u pëlqye nga të gjithë, vëmendje mori edhe veshja që ajo kishte zgjedhur për natën e parë të festivalit të shumëpritur.

Ylli me famë botërore u shfaq e veshur me një set rozë që përbëhej nga një fund, crop top dhe çizme rozë. Një barbie e vërtetë moderne…

Si një ‘barbie’ moderne! Si u vesh Dua Lipa në

Ndërkohë kujtojmë se më herët gjatë konferencës për shtyp, Dua tha se veshja e saj ishte posaçërisht për ‘Sunny Hill Festical’.

“Është shumë speciale dhe është krijuar vetëm për performancën në Prishtinë. Është ndjesi shumë e mirë të performoj në Prishtinë, s’ka ndjenjë më të mirë. Mezi po pres me të ndjej emocionet para se të dalë në skenë”, tha ajo.

Si një ‘barbie’ moderne! Si u vesh Dua Lipa në

Sikurse kishte bërë me dije Dua u ngjit në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në natën e parë të organizimit të tij. Ajo performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit ‘Future Nostalgia’ që i dha asaj një çmim ‘Grammy’ vitin e kaluar dhe jo vetëm.

Performanca e saj u shoqërua edhe nga një trup balerinash që e ndezën më shumë atmosferën. Teksa Dua u bë një me to, duke vërtetuar edhe një herë se sa performuese e mirë është.

Ndërkohë në mbrëmjet e tjera, pra më 5, 6 dhe 7 gusht Dua do jetë në prapaskenat e Festivalit duke shijuar performancat e kolegëve me familjen dhe miqtë siç ka bërë më parë.

Si një ‘barbie’ moderne! Si u vesh Dua Lipa në

Si një ‘barbie’ moderne! Si u vesh Dua Lipa në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore