Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Si ndiheni teksa thoni të vërtetën tuaj?”/ Meghan Markle bën deklaratën e fortë për Pallatin Mbretëror

“Si ndiheni teksa thoni të vërtetën tuaj?”/ Meghan

Njerëz nga e gjithë bota po e presin me padurim intervistën e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, për Operah Winfrey. Në këtë intervistë pritet që çifti i njohur të tregojë të vërtetat për largimin nga Pallati Mbretërore.

Së fundmi, CBS ka publikuar një video të shkurtër të shkëputur nga kjo intervistë që thuhet se do jetë “bombë”. Në këtë video dëgjohet një deklaratë mjaft e fortë e bërë nga Meghan.

Ajo duket se akuzon familjen mbretërore, duke thënë se vijon ende që të gënjejë për ta. “Si ndiheni që Pallati Mbretëror po ju dëgjon teksa thoni të vërtetën tuaj sot?”, ishte pyetja që Oprah i drejtoi Markle.

“Nuk e di se si ata mund të presin që pas gjithë kësaj kohe të qëndronim në heshtje kur ata po luajnë një rol aktiv në përjetësimin e gënjeshtrave të vazhdueshme për ne”, është shprehur Meghan.

Gjithashtu aktorja e famshme ka shtuar se ajo dhe Harry janë të vetëdijshëm se rrezikojnë të humbasin shumë gjëra pas kësaj interviste, por shton: “Megjithatë ne kemi humbur shumë tashmë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore