Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Si ka mundësi që i ke vajzat e shëmtuara?”/ E bija e aktores së njohur nuk ia lë mangët përgjigjen ndjekëses: Zjarri është ndezur...

“Si ka mundësi që i ke vajzat e shëmtuara?”/ E bija e

Ajo është një nga aktoret më të bukura në Shqipëri. Është fjala për, Arjola Demirin, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Bukuroshja nga Tropoja, e cila është edhe nënë e tre fëmijëve, poston foto e video të ndryshme në profilin e saj në “Instagram”.

Së fundmi, Arjola ndau me ndjekësit një mesazh që e dha së bashku me vajzën e saj, Alesia. E teksa postimi i saj u pëlqye shumë nga fansat, ishte njëra që i shkruante fjalë aspak të këndshme.

 “Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe s’të kanë ngjarë hiç?”, i shkruan dikush. Aktorja ja ka lënë vetë në dorë Alesias përgjigjen. Ajo e ka filmuar momentin kur i tregon mesazhin gjithë urrejtje të ndjekësit, dhe reagimi i të voglës është sa epik aq edhe emocionues.

Teksa merr një çakmak dhe e ndez, Alesia thotë me vetëbesim në anglisht: “Zjarri është ndezur!”.

Më pas ajo vazhdon: “Kush të pyeti? Tjetër: Nuk jam pasqyra jote. Nuk e di kush je ti. Më fal por ke nevojë për ndihmë! Gjëja më e bukur te njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam edhe pamjen e jashtme. I kam të dyja kështu që mirupafshim!”.

Nga ana tjetër Arjola, e aprovon këtë reagim dhe shkruan “Duajeni veten”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore