Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Si e kalove kaq lehtë?”, aktorja e njohur flet për humbjen e binjakëve: Vuajta shumë, është dhimbje... (FOTO)

“Si e kalove kaq lehtë?”, aktorja e njohur flet për
Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, zbuloi disa muaj më parë se kishte humbur dy binjakët e saj. Lajmin e trishtë e ndau me ndjekësit në “Instastory”.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkroi Delinda në postimin e saj në muajin mars.

“Si e kalove kaq lehtë?”, aktorja e njohur flet për

Ndërkohë së fundmi, aktorja ka nisur disa ditë pushime në Egjipt së bashku me partnerin dhe djalin e saj. E pavarësisht kësaj, ajo nuk i ka harruar fansat e saj dhe ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ta.

Mes shumë pyetjeve një ndjekës e ka pyetur Delindën për humbjen e binjakëve të saj: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”.

“Si e kalove kaq lehtë?”, aktorja e njohur flet për

Aktorja ka rrëfyer se atë periudhë nuk e ka kaluar mirë. Ajo ka shtuar se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”, ka shkruar aktorja.

“Si e kalove kaq lehtë?”, aktorja e njohur flet për

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore