Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Shumë e frikësuar nga Covid-19, Maria De Filippi rrëfen: Kam bërë 6 teste, kisha shumë ankth (FOTO)

Shumë e frikësuar nga Covid-19, Maria De Filippi rrëfen: Kam

Gazetarja e famshme italiane, Maria De Filippi, ka zbuluar së fundmi se ka bërë gjashtë teste nëse është e prekur nga Covid-19, pasi është shumë e frikësuar nga pandemia.

Ajo ka dhënë një intervistë për revistën e njohur italiane “Oggi”, ku ka zbuluar se udhëton me doreza dhe dizenfektantë.

“Rrëfej se për mua nuk ka qenë si shëtitje. Kam bërë gjashtë teste, bëra një mijë masa paraprake dhe udhëtova me doreza dhe maska”, ka treguar Maria e cila ka shtuar se në muajt e fundit ka qenë shumë e frikësuar.

Madje gazetarja ka treguar se puna nuk e ka ndihmuar aspak që të kontrollojë ankthin. “Për shkak të punës më duhej të takoja vazhdimisht njerëz dhe vazhdimisht tmerrohesha nga fakti se mund të merrja virusin. Për këtë arsye mbaja dhe një pompë në çantën time dhe në komedinën e krevatit dhe e përdorja shpesh për tu qetësuar. Isha në ankth”, ka thënë ajo.

Edhe pse situata në Itali është drejt përmirësimit, Maria ka bërë thirrje për kujdes: “E vërteta është se nuk ka mbaruar, të gjithë duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus, duhet të mësohemi me distancimin dhe të mendojmë ndryshe”.

Shumë e frikësuar nga Covid-19, Maria De Filippi rrëfen: Kam

Shumë e frikësuar nga Covid-19, Maria De Filippi rrëfen: Kam

Shumë e frikësuar nga Covid-19, Maria De Filippi rrëfen: Kam

Shumë e frikësuar nga Covid-19, Maria De Filippi rrëfen: Kam

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore