
“Është larguar nga PD”, këngëtarja e njohur reagon e revoltuar: Cilit i lindi në zemër të shpikë një... (FOTO)
Një ditë më parë u përhap lajmi në disa media se këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ishte larguar nga Partia Demokratike pasi ishte e zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës.
E duke qenë se këngëtarja ka shprehur gjithmonë përkrahjen ndaj PD-së, e madje ka marrë pjesë edhe në mitingjet e saj, kjo i habiti shumë fansat.
“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”, thuhej se kishte thënë Çiljeta në një intervistë, por nuk dihej se në çfarë emisioni apo interviste.
Por mesa duket ky lajm ka qenë i rremë dhe për këtë ka reaguar vetë Xhilaga. Kjo e fundit ka bërë një postim në “Instastory” ku shprehet se nuk ka dhënë një intervistë të tillë.
Gjithashtu Çiljeta shprehet se ajo nuk ka për të folur më për bindjet e saj politike, sepse është diçka personale dhe nuk dëshiron t’i ngatërrojë me profilin e saj publik.
“Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë të timen ku flas sërish për politikë… nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar aspak si e zhgënjyer!”, shkruan Çiljeta.







Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme
Historia e plotë >

BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini
Biznes


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >