Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Është kaq e vështirë të bësh turne kur je femër”, këngëtarja e famshme zbulon si u ndikua nga Taylor Swift dhe Britney Spears

“Është kaq e vështirë të bësh turne kur je

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka dhënë së fundmi një intervistë për Vogue. Ajo ka folur për ndikimin që ka pasur në krijimin e stilit të saj, dy artiste të njohura të muzikës pop.

Selena Gomez u bë shumë e sinqertë kur tregoi disa nga veshjet e saj më ikonike, nga periudha kur ishte pjesë e Disneyt, nga vitet 2007 deri në 2021.

“Është kaq e vështirë të bësh turne kur je

Themeluesja e “Rare Beauty” në një video të re të Vogue, të publikuar në 28 prill, shpjegoi se si këngëtaret Taylor Sëift dhe Britney Spears frymëzuan stilin e saj. “Të them të drejtën, kur isha më e re, Taylor më frymëzonte shumë kur bëhej fjalë për veshjet e zakoshme dhe të skenës”, zbuloi Selena, ndërsa fliste për ‘outfit-in’ që kishte veshur në videoklipin e vitit 2011 për “Love You Like a Love Song”.

Ajo pastaj tha me dyshim se “ju kurrë nuk do të më shihni të vish përsëri atë … Mendova se ishte koha të bëhesha një yll pop. Ishte vërtet argëtuese. Mendoj se ishte hera e parë që përpiqesha të isha pjesë e modës së lartë. Dhe mund të qeshësh me këtë, sepse kjo nuk është moda e lartë “.

“Është kaq e vështirë të bësh turne kur je

Kur foli për turneun e saj në Revival 2016, Selena shpjegoi se një nga jumpsuit-et që veshi, ishte frymëzim nga prodhuesja e hitit “Toxic”.

“Është kaq e vështirë të bësh turne kur je femër sepse ke gjithë atë presion për të krijuar shumë ‘outfit-e’ dhe njëkohësisht të jesh rehat me veshjen dhe të kesh mundësi të performosh”, shpjegoi ajo. /TCH/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore