Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Është i martuar dhe me fëmijë? Fation Kuqari rrëfen jetën para se të bëhej i njohur: Ajo ishte shumë e fiksuar me mua, unë e...

Është i martuar dhe me fëmijë? Fation Kuqari rrëfen

Edhe pse vendosi që të largohej nga programi i “Për’puthen”, Fation Kuqari, vijon që të marrë vëmendjen e të gjithëve. Me postimet në rrjetet sociale apo me deklaratat nëpër intervistat e ndryshme ai duket se ka gjetur mënyrën që të qëndrojë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, Fationi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka zbuluar shumë gjëra. Madje ai ka sqaruar edhe një fotografi, e cila solli mjaft reagime në rrjet.

Është i martuar dhe me fëmijë? Fation Kuqari rrëfen

Në foton në fjalë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” shfaqej pranë një vajze e cila po shtynte karrocën e një foshnje. E menjëherë dolën fjalët se ai kishte gënjyer publikun, pasi ishte baba.

“Nuk kam fëmijë. Ajo vajza është motra ime, dhe në karrocë ndodhej nipi im. Nuk jam baba”, sqaroi një herë e mirë Fationi.

Ndërsa duke folur rreth jetës së tij personale, ai rrëfeu edhe histori të tij të dashurisë para se të hynte në “Për’puthen” e të bëhej i njohur.

Është i martuar dhe me fëmijë? Fation Kuqari rrëfen

I pyetur nëse ka tradhtuar ndonjëherë, Fationi u shpreh se është “tip shumë i qëndrueshëm”, por që ka tradhtuar.

“Njëherë e kam bërë dhe ia kam thënë. Ndarja ime erdhi pikërisht se ia thash. Por, i’a thash qëllimisht, sepse isha lodhur shumë, gjatë gjithë kohës ishte, tërhiq e mos e këput. Kimia kishte mbaruar dhe ajo po ma bënte të vështirë këtë pjesë. I thash: ‘Moj, po të tradhtoj. Nuk të dua më. Më lër rehat.’ Ajo ishte bërë shumë e fiksuar me mua. Edhe pasi ia thash, më tha sërish: ‘S’ka gjë. Vazhdojmë’”.

Është i martuar dhe me fëmijë? Fation Kuqari rrëfen

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore