Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Është e tmerrshme”/ Sindi zbulon nëse do t’i këndonte Melisës, Mevlanit apo Anës

“Është e tmerrshme”/ Sindi zbulon nëse do t’i

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen”,Sindi Loci, ka qenë ditën e djeshme e ftuar në “Abc e Pasdites”, e cila ndër të tjera u pyet dhe për çështjen e shumëpërfolur në lidhje me të, atë të virgjërisë.

“Unë zgjodha që të isha tërësisht e sinqertë. Përderisa unë shkova në një program dashurie dhe zgjodha që të jem totalisht transparente dhe me djemtë që kisha përpara po edhe me publikun. Unë e dija shumë mirë që nuk do merrja pikë dhe do isha më e sulmuara. Unë nuk e thashë, unë u pyeta”.

Nëse vazhdon akoma etiketimi apo persekutimi i të qenit e virgjër edhe pas programit, Sindi iu përgjigj me të qeshur se “do të vazhdoj gjithmonë mendoj, edhe pasi unë të jem martuar të kem fëmijë”.

Gjatë intervistës, Sindi u pyet në lidhje me mendimin e saj për të gjithë ish-konkurrentët të cilët kanë bërë këngë.

 “Muzika është një profesion shumë I vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në Përputhen nuk do kishin marë asnjë mijë klikime”.

E pyetur se mes Melisës, Mevlanit dhe Anës kujt do ti kërkonte të mos këndonte më, Sindi u shpreh:

“Të treve. Është e tmerrshme.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore