Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Shqiptari më mësoi të vidhja kioskat”/ Dikur hajdute sot influencuese, rrëfehet vajza greke për bëmat e saj me grupet kriminale

“Shqiptari më mësoi të vidhja kioskat”/ Dikur hajdute

Një influencuese e të varfërve dhe humoriste greke e njohur gjerësisht në rrjetet sociale si Super Kiki, por me emrin e vërtetë Kiki Litsaki, ka dhënë një intervistë për mediat greke, ndërsa ka rrëfyer historinë e shoqërimit me një shqiptar i cili e ktheu në hajdute.

Ngjarja ka ndodhur kur grekja ka qenë e mitur. Në intervistën për “Konilo Talks”, Super Kiki ka zbuluar momente nga koha e kaluar në burg dhe ka përshkruar me detaje vjedhjet që ka bërë, ndërsa ka përmendur se një shqiptar e ka bërë të vjedhë një kioskë. Ajo thotë se ishte vetëm 11 vjeçe, merrte revista me dhurata por nuk prekte kasën, por më pas shqiptari i kërkoi me këmbëngulje paratë.

“Më kapi nga këmbët, më tundi derisa ranë paratë dhe gjeti diçka që kisha fshehur. Fillova të vrapoja me shpejtësi nëpër rrugët e ngushta. Ai po bërtiste. Pas shumë e shumë vitesh isha në Metagogon dhe e pashë. U gëzova që pashë dikë të njohur, por ai as që më përshëndeti, po kujtonte gjithçka që ndodhi”, tha Super Kiki.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore