
“Shqipja është...”, ish-konkurrentja reagon ashpër ndaj Teas: Të kanë fluturuar trutë, je e vogël... (FOTO)
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, nuk di të ndalet. Një ditë më parë ajo postoi në “Instastory” një tjetër fotografi ku pretendonte se Tea ishte e lidhur me ish-konkurrentin, Beart.
Shqipja hedh hipotezat se ata kanë krijuar një lidhje bashkë jashtë emisionit dhe ndodheshin me njëri-tjetrin në Bogë.
“Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision o Fation Kuqari, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne.. unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që kanë njerëz sipër tyre që i mbulojnë”, shkroi Shqipja.
E teksa Tea ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë kësaj kohe, mbrëmjen e djeshme erdhi edhe reagimi i saj i parë. Ish-konkurrentja e cila doli nga emisioni së bashku me Andin, për t’u njohur më mirë jashtë, ironizoi Shqipen për të gjitha ato çfarë ka publikuar.
Tea u shpreh se ajo e bën këtë gjë pasi i ka mbetur diçka peng. Tea tregoi se ajo nuk ndodhej në Bogë me Beartin dhe për ta vërtetuar këtë gjë publikoi një video nga ballkoni i shtëpisë së saj në Tiranë. Ndërsa për sa i përket bluzës, që Shqipja pretendonte se ja kishte marrë Beartit, tregoi se në fakt e gjithë kjo është rastësi dhe se ata kanë blerë të njëjtën bluzë.
Ajo publikoi dhe një video të Shqipes kur shpërtheu në momentin që Graciano tregoi se ishte biseksual. Tea u shpreh se Shqipja është homofobike dhe për këta njerëz thuhet se ndrydhin ndjenjat e tyre e se edhe ajo mund të ketë prirje homoseksuale.
Ndërkohë pas këtij reagimi Shqipja vendosi t’i kundërpërgjigjej Teas me disa postime në “Instagram”. Kjo e fundit shprehet se Tea e bëri gjithë këtë nga xhelozia dhe smira, sepse dëshiron që të jetë si Shqipja dhe ndaj ka bërë edhe ndërhyrje në trupin e saj.
“Të ra dhe ty jastëku… kështu të ra baloni. Nuk të beson më njeri o balontore ke vënë dhe balon te buzët. veç kamerën (shikimi) e ke të prishur… imagjino si do ishe edhe e shëndoshë me syze, edhe veshja si burrë që kur të pashë për herë të parë thashë mos ka ardhur për mua ky katrori. Aq shumë të paskan djegur fjalët e mia sa e nxore ti gjithë vrerin sot në darkë. Je e vogël o balon që të bësh një publik të tërë për budalla se ata që janë brenda të njohin të gjithë. Meridian merru ti tani me këtë se unë kaq desha të nxirrte veten”, shkruan Shqipja.






Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme
Historia e plotë >


BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini
Biznes

Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >
