Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Shpresojmë të jetë negativ”, Beatrix Ramosaj i nënshtrohet testit të Covid dhe rezultati është...

“Shpresojmë të jetë negativ”, Beatrix Ramosaj i

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është shqetësuar së fundmi për shëndetin e saj. Duket se ajo ka vënë re një simptomë të ngjashme me koronavirusin, e si pasojë ka vendosur që t’i nënshtrohet testit.

Këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes një video në “Instastory” ku shfaqet e shtrirë në shtrat, e pa shumë energji. “Bëra testin e Covid sot, le të shpresojmë se është negativ”, shkruante ajo në video.

“Shpresojmë të jetë negativ”, Beatrix Ramosaj i

Fansat e saj u shqetësuan për shëndetin e këngëtares së tyre të preferuar. Por më vonë, Beatrix vendosi që të tregonte edhe përgjigjen e testit, i cili fatmirësisht rezultoi negativ.

“Fatmirësisht u testova negative për Covid-19. Faleminderit të gjithëve për shqetësimin tuaj”, ka shkruar Ramosaj në postimin e radhës.

“Shpresojmë të jetë negativ”, Beatrix Ramosaj i

Kujtojmë se projekti i saj i fundit ishte kënga “Dancing with the devil”. Atë e publikoi në dhjetor të vitit 2020, pas 3-vitesh mungesë në skenën muzikore. Në videoklipin e këngës, ajo kishte si personazh kryesor këngëtarin e njohur, Eugent Bushpepa.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore