Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Shpresojmë të jetë e lirë nga dhimbja”/ Aktorja e njohur ndërroi jetë pas aksidentit të frikshëm, ish-partnerja: Ditë e trishtuar (FOTO)

“Shpresojmë të jetë e lirë nga dhimbja”/ Aktorja

Aktorja e njohur amerikane, Anne Heche, ka ndërruar jetë pas aksidentit të frikshëm që pësoi pak ditë më parë në Los Angeles. Ajo ishte shtuar në spital në qendrën e djegies në West Hills dhe po mbahej në jetë me aparatura, pasi do përcaktohej nëse organet e saj ishin të përshtatshme për t’u dhuruar.

Pas vdekjes së 53-vjeçares kanë reaguar miqtë, familjarët dhe ish-partnerja e saj, Ellen DeGeneres. Djali i Anne, Homer Laffoon është shprehur se shpreson se ajo tani është “e çliruar nga dhimbjet”.

“Shpresojmë të jetë e lirë nga dhimbja”/ Aktorja

“Vëllai im Atlas dhe unë humbëm nënën tonë. Pas gjashtë ditësh lëkundje emocionale pothuajse të pabesueshme, kam mbetur në një trishtim të thellë dhe pa fjalë. Shpresojmë që nëna ime të jetë e lirë nga dhimbja dhe të fillojë të eksplorojë atë që unë dua të imagjinoj si lirinë e saj të përjetshme”, ka shkruar 20-vjeçari.

Ky i fundit më pas falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira dhe e kanë mbështetur.

“Shpresojmë të jetë e lirë nga dhimbja”/ Aktorja

Mediat e huaja shkruajnë se Homer është djali i Heche me ish-partnerin e saj, Coley Laffoon. Ndërsa 13-vjeçari Atlas erdhi në jetë nga marrëdhënia me James Tupper.

“Shpresojmë të jetë e lirë nga dhimbja”/ Aktorja

Ndërkohë ish-partnerja e saj, Ellen DeGeneres, ka postuar në “Instastory” një shkrim ku tregon se është trishtuar kur mësoi se Heche nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra në aksident.

“Shpresojmë të jetë e lirë nga dhimbja”/ Aktorja

“Kjo është një ditë e trishtuar. Fëmijëve, familjes dhe miqve të Anne-s u dërgoj gjithë dashurinë time”, ka shkruar gazetarja e famshme në postimin e saj.

“Shpresojmë të jetë e lirë nga dhimbja”/ Aktorja

“Shpresojmë të jetë e lirë nga dhimbja”/ Aktorja

“Shpresojmë të jetë e lirë nga dhimbja”/ Aktorja

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore