Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Shkëlzen Berisha mungoi në festën gjigande të 30-vjetorit, Armina reagon për herë të parë pas fjalëve se janë ndarë (FOTO)

Shkëlzen Berisha mungoi në festën gjigande të 30-vjetorit,

Dy ditë më parë, blogerja e njohur Armina Mevlani, festoi 30-vjetorin e lindjes. Me rastin e ditës së saj të veçantë, ajo kishte organizuar një festë të madhe me shumë të ftuar VIP.

Në festën e ditëlindjes, Mevlani u shfaq e veshur me një fustan me xixa, i cili e tregonte si një sirenë. Blogerja ndau me fansat e saj të shumtë foto e video të ndryshme në rrjetet sociale, ku në disa prej tyre u shfaq teksa pozonte në një guackë gjigante.

Shkëlzen Berisha mungoi në festën gjigande të 30-vjetorit,

Por pavarësisht festës së paharrueshme “nënujore”, ajo që u vu re ishte mungesa e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha. Ky i fundit nuk u shfaq në asnjë nga postimet e Arminës e madje as nuk e uroi publikisht, ashtu siç ka bërë në ditëlindjet e tjera.

E mungesa e tij në festën e ditëlindjes së Arminës, bëri që fansat dhe jo vetëm të mendonin se ata janë ndarë. Por e vërteta nuk është ashtu, e këtë e ka treguar Mevlani përmes një postimi në “Instastory”.

Shkëlzen Berisha mungoi në festën gjigande të 30-vjetorit,

Blogerja ka reaguar me një postim ku tregon buqetat gjigante me lule që ka marrë për ditëlindje dhe zbulon se një prej tyre është e Shkëlzenit.

“Jam mirënjohëse për miqtë, familjen, dashurinë time që më dhuruan këto lule e që më bënë të ndihem e bekuar”, shkruan Armina bashkëngjitur me foton në fjalë.

Shkëlzen Berisha mungoi në festën gjigande të 30-vjetorit,

Shkëlzen Berisha mungoi në festën gjigande të 30-vjetorit,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore