Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Shfaqet për herë të parë në publik pas lindjes së djalit, Rihanna zhgënjen fansat me veprimin e saj

Shfaqet për herë të parë në publik pas lindjes së

Para një muaji, diva e muzikës pop, Rihanna, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, me partnerin e saj, A$AP Rocky.

Teksa gjatë shtatzënisë themeluesja e “Fenty Beauty” ekspozoi pafund barkun e saj të rrumbullakosur, pasi u bë nënë ajo i ndaloi daljet e saj.

Mirëpo së fundmi, autorja e hitit “Diamonds” është fotografuar për herë të parë pas lindjes së djalit. Rihanna u shfaq në “Wireless Fest” në Londër, për të mbështetur partnerin e saj Rocky-n, i cili po performonte në skenë.

Këngëtarja me famë botërore depërtoi përmes turmës me personelin e saj të sigurisë, teksa të pranishmit e brohoritën. Riri ishte veshur e gjitha me të zeza, me xhup të fryrë, kombinuar me vëth dhe një varse të trashë argjendi.

Megjithatë reagimi i saj ndaj fansave ishte shumë shpërfillës. Një gjë e tillë ka shkaktuar menjëherë komente të shumta në rrjete sociale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore