Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

SHBA shfuqizoi ligjin për abortin, artisti i njohur merr vendimin e papritur: F*ck Amerika, po heq...

SHBA shfuqizoi ligjin për abortin, artisti i njohur merr vendimin e

Vetëm pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shfuqizua ligji për të drejtën për abort. Lidhur me këtë vendim kanë reaguar shumë personazhe të famshëm, të cilët ishin kundër një gjëje të tillë.

Madje edhe lokalisti i grupit “Green Day”, Billie Joe Armstrong, ka vendosur që të thotë mendimin e tij. Gjatë një koncerti të tij, ai iu drejtua fansave që ishin të pranishëm, por jo vetëm, duke u thënë se do të hiqte dorë nga nënshtetësia Amerikane, pasi Gjykata e Lartë e SHBA-ve miratoi këtë ndryshim në Kushtetutë.

Gjatë performancës së tij të fundit në Londër, Armstrong shprehu zhgënjimin e tij teksa i tha turmës: “Fuck Amerika. Po heq dorë nga nënshtetësia”.

Ishte pikërisht n fundjavën që lamë pas, q Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të paligjshëm abortin dhe ia ka lënë shteteve të vendosin se çfarë pasojash do të kishte një grua nëse do të kryente një abort.

Ky është një mohim i plotë i të drejtave riprodhuese të grave dhe një situatë që ka ndezur organizimin e grave në të gjithë vendin dhe kudo ka pasur protesta dhe po shtohet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore