Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Shakira dhe fiksimi i saj për sportistët, kush është partneri i saj më i ri?!

Pas largimit të artistes së njohur Shakira nga Spanja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga temat kryesore në median online është bërë jeta e saj private. Pas paraqitjes së Shakirës në Çmimin e Madh të Formula 1 në Miami së bashku me Tom Cruise dhe pas takimit me Lewis Hamilton, spekulimet për lidhjet e saj romantike kanë qenë të shumta.

Njeriu i fundit me të cilin këngëtarja e njohur është takuar është ylli i Miami Heat, Jimmy Butler. Media “Overtime” ka ndezur thashethemet duke analizuar ngjarjet që ndodhën gjatë ndeshjes së fundit të Miami Heat kundër Boston Celtics në finalet e Konferencës Lindore të NBA. Sipas Overtime, Shakira ishte e pranishme në lojën e zhvilluar në FTX Arena të dielën e kaluar.

  •  

Ndonëse mund të mos duket e pazakontë që artistja kolumbiane të marrë pjesë në ngjarje të ndryshme sportive dhe sociale, gjërat morën një kthesë interesante kur u zbulua se ajo dhe Butler filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Overtime gjithashtu vuri në dukje se Shakira ndjek disa shumë të zgjedhur në rrjetin social Instagram, me vetëm 159 përdorues. Midis kësaj liste ekskluzive është edhe 33-vjeçari i Miami Heat.

Ka pasur spekulime se kush ndoqi i pari kë, por mesa duke është Shakira ajo që bëri lëvizjen e parë. Për më tepër, Overtime vuri në duke edhe një rastësi lidhur me festimet e Halloween të Shakira-s. Me sa duket, njëri prej djemve të saj ishte veshur si Jimmy Butler. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se e gjithë kjo mbetet spekulim, pasi as Shakira dhe as Jimmy Butler nuk kanë komentuar për këtë çështje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore