Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i vërtetë i saj (FOTO)

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

Në rrjetin social “Instagram” ka nisur prej disa ditësh sfida më e re, e cila kërkon që femrat të publikojnë fotografi bardh e zi, si një mbështetje ndaj grave dhe si një mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre.

Sfida në fjalë, e njohur si "Gratë që mbështesin gratë", është një mesazh i nisur nga gratë për gratë e tjera. Përmes kësaj duhet kuptuar rëndësia e bashkimit dhe dhe mbështetjes për njëra-tjetrën, jo vetëm në rrjetet sociale, por në jetën e përditshme, në mënyra të ndryshme, siç kanë përmendur edhe disa fytyra të njohura që kanë vendosur të marrin pjesë në këtë sfidë.

Pjesë e sfidës “Gratë të mbështesin gratë” janë bërë edhe shumë personazhe të njohura të ekranit shqiptar, të cilat gjithashtu kanë lënë edhe mesazhe krahas fotografive të tyre.

Këtu do të gjeni disa nga vajzat e showbiz-it shqiptar që janë bërë pjesë e sfidës. E teksa të gjitha kanë publikuar fotot e tyre, moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka bashkuar fotot e 9 grave që kanë qenë pjesë e emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur” duke treguar historitë e secilës prej tyre.

Arbana Osmani

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

Duke falenderuar me dhjetëra gra e vajza, te njohura e te panjohura qe kane shprehur vleresimin e tyre karshi meje, e gjeta te udhes me shume se te postoj nje foto timen bardhe e zi, t’ju prezantoj me nje grup grash qe puna ime me krijoi mundesine ti njoh dhe te frymezohem nga forca e tyre. Fatkeqesisht shume prej tyre nuk kane instagram, por ju i njihni nga historite e tyre te jashtezakonshme te percjella tek “Dua te te bej te lumtur” gjate ketyre viteve. Foto 1-Zonja Sherife, pas vdekjes së nuses së të birit, u kujdes për 2 nipërit e saj me çregullime te spektrit autik. Vazhdon ta beje kete gje prej 11 vitesh.

Foto 2-Stela megjithese prej kohesh ne karrige me rrota, e gezon jeten dhe ushtron pasionin e saj kengen me energjine e nje njeriu qe ka 4 kembe.

Foto 3-Shkurte gjeti kurajon të buzeqeshe, kerceje e shijoje jetën edhe pse u përball me vdekjen tragjike të bashkëshortit në një aksident automobilistik, në moshë shumë të re. Me 3 femije te vegjel ndersa ishte ende ne zi,arriti të fitonte edhe betejen me kancerin.

Foto 4-Zonja Ermioni jeton e vetme dhe nuk ka më asnjë familjar. Ajo nuk u martua kurrë e nuk ka fëmijë, por kjo nuk e k penguar te jete njeriu me karizmatik, me simpatik e me i dashur qe kam njohur.

Foto 5-Erjola nuk e braktisi për asnjë moment bashkëshortin që humbi këmbët në një shpërthim tritoli. Edhe pse vuajtjet dhe sakrificat ishin jashtëzakonisht të mëdha, ajo zgjodhi te sjelle ne jete dy femije dhe te jetoje me te dhe per te.

Foto 6-Nënë Nailen, pasi regjimi komunist i pushkaton bashkeshortin, e internojne me 4 femijet e saj ne nje fshat te humbur. Nuk mban mend sa dite e net rrinte pa ngrene sepse ushqimi nuk mjaftonte as per femijet. Por kjo nuk e pengoi te jete nje nga grate me te forta, me te kendshme e me te thjeshta qe ekzistojne.

Foto 7-Mësuese Kristina ka sherbyer 60 vjet ne Shtepine e Femijes ne Sarande. Eshte bere nena e mijera femijeve, te cilet tani qe jane bere prinder e gjysher e kujtojne si njeri te rralle. Foto 8-Lula është shembull i guximit dhe mposhtjes së paragjykimeve dhe mentalitetit të prapambetur të shoqërisë. Foto 9-Nene Shefkia, edhe pse i marrin 2 vajza nga martesa e pare, lind 8 femije te tjere jeton e lumtur.

Almeda Abazi

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

Iva Tiço

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

Julka Gramo

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

Floriana Garo

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

Isida Mollaymeri

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

Cindy Marina

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

Xheraldina Vula

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

Zhaklin Lekatari

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

Rina Balaj

Sfida me fotot bardh e zi që përfshiu Vip-at shqiptarë, kuptimi i

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore