
Sezeri jep lajmin e hidhur mes lotësh: 5 shokë më vdiqën nga tërmeti, pallati u ra sipër
Tërmeti shkatërrues në Turqi ka bërë që sytë e të gjithë botës të kthehen drejt saj dhe Sirisë veri-perëndimore, teksa mes shteteve që janë solidarizuar ka qenë dhe Shqipëria.
Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën, ndërkohë mbi 2000 persona kanë humbur jetën si dhe mbi 9000 mijë të tjerët janë të plagosur.
Së fundmi, parukieri turk Sezeri, ka rrëfyer mes lotësh se familja e tij ndodhej në Dijarbakër, qytetin e prekur nga tërmeti.
Siç ai tregon familjarët e tij janë mirë, ndërkohë ka treguar se 5 shokët e tij kanë mbetur të vdekur nga ky tërmet.
“Është vendlindja ime aty. Dijarbakër quhet. Aty ka ndodhur dhe krejt familjen aty e kam, aty jetojnë. Që prej mëngjesit e deri tani jam në telefon duke folur me familjen, me tezen, me dajën me nënën, me të gjithë atje, kam edhe shoqërinë, krejt kushërirat. Aty ka ndodhur te vendlindja ime dhe krejt kushërirat, mamin, babin të gjithë aty i kam. Për momentin, që në mëngjes që kam folur unë me familjen akoma vazhdon tërmeti dhe nuk ndalon asnjë moment. Tronditjet vazhdojnë akoma më shumë. Deri tani kanë ndodhur mbi 1500 vdekje.
Kanë qenë në qytet por në kohën që është bërë kanë ikur në fshat dhe Dijarbakër tani është bosh sepse krejt kanë ikur në fshatra, aty rrinë ku janë më të sigurt se kanë shtëpi private. Si atëherë kur ndodhi në Shqipëri që nga Tirana ikëm në jug, aty është njësoj tani, sa më larg nga qyteti. Doja që të tregoj një histori tjetër. Shokët e mi ishin 5 vetë dhe kanë qenë në makinë. Në orën që ndodhi tërmeti, në 8 të mëngjesit kanë qenë në makinë 5 veta. Kanë ikur në shtëpi dhe kanë thënë që të ndalojë tërmeti e pastaj shkojmë në shtëpi. Duke pritur në makinë, pallati prishet dhe bie mbi makinë dhe 5 veta nga shoqëria jonë kanë vdekur”, rrëfeu ai.



CEO i Disney fillon të pushojë nga puna 7000 punonjës!
Historia e plotë >
21 emoji-t e reja të iOS 16.4 do t'ju pëlqejnë shumë!
Historia e plotë >




As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


