Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Sara rikthehet në “PërPuthen”, Bora Zemani paralajmëron konkurrentët: Sjellje të tilla...

Sara rikthehet në “PërPuthen”, Bora Zemani

Sara është rikthyer sot në “PërPuthen”, pasi u largua në mënyrë të papritur, duke mos i bërë të ditur askujt arsyen e largimit, madje as programit.

Moderatorja e programit, Bora Zemani, paralajmëroi konkurrentët se sjellje të tilla nuk mund të tolerohen më.

“Sjellje të tilla nuk do tolerohen më, nuk mund të ketë largime të tilla pa njoftuar askënd”, tha ajo.

Sara sqaroi se arsyeja e largimit të saj kishte qenë përjashtimi i Erit, por tha se e kuptoi gabimin, duke i kërkuar falje produksionit.

“Unë kërkoj ndjesë që ika ashtu, por e bëra sepse kur jam në nerva, më e mira është të qetësohem. Unë jam ti motiv dhe ajo që ndodhi me Erin mua më preku. Unë isha shumë e afërt me Erin dhe ika sepse nuk e durova dot”, tha Sara.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore