Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Sara Hoxha dhe Luixhino Hala gati për të shkëlqyer në “Dancing with the Stars”!

 

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.

Ajo është Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhe vip më të përfolur të momentit. Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, nis rrugëtimin në “Dancing with the Stars”.

Por kush do ta shoqërojë Sarën në këtë rrugëtim në DWTS?! 9 vite përvojë në trupën e baletit të Top Channel dhe tërësisht komod me botën e spektaklit. A është ky asi nën mëngë që ka Luixhino, për ta ndihmuar Sarën që të shkëlqejë?

Edhe pak ditë na ndajnë nga magjia e DWTS. Ne na mbetet t’i urojmë çiftit shumë suksese në këtë rrugëtim dhe padiskutim që presim shumë nga ky kombinim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore