Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Sandër Lleshaj marton vajzën, i ftuar edhe ish-boksieri me famë botërore

Sandër Lleshaj marton vajzën, i ftuar edhe ish-boksieri me famë

Ish-boksieri shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqi “zbuloi” përmes rrjeteve sociale se ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj të dielën që kaloi ka martuar vajzën e tij .

Ceremonia e martesës së Dorotheas është zhvilluar në Tiranë, ndërsa Krasniqi ka qenë në këtë ceremoni si i ftuar special, për shkak të miqësisë që ka me Sandër Lleshajn që prej kohës kur ky i fundit ka jetuar në Gjermani.

“Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e vajzes së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shumë të mira ne Tiranë. Çiftit të ri Dorotheas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme”, ka shkruar Krasniqi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUAN KRASNIQI (@luan_krasniqi)

Sandër Lleshaj marton vajzën, i ftuar edhe ish-boksieri me famë

Sandër Lleshaj marton vajzën, i ftuar edhe ish-boksieri me famë

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore