Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Sa të bezdisësh do të ishin...”/ Fansat ‘kryqëzojnë’ Kylie Jenner që bëri thonjtë me vajzën 4-vjeçare

“Sa të bezdisësh do të ishin...”/ Fansat

Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video ku tregon se ka kaluar pak kohë me vajzën e saj për të rregulluar thonjtë.

“Thonjtë me miken më të mirë”, ka shkruar ylli televiziv bashkëngjitur me videon e postuar në “TikTok”, ku Kylie tregoi thonjtë e saj nude. Ndërsa më pas ajo zbuloi edhe dorën e 4-vjeçares, ku thonjtë ishin në ngjyrë portokalli.

Menjëherë fansat e saj kanë reaguar dhe kanë lënë komentet e tyre. Shumë prej tyre e kanë komplimentur Kylie-n dhe i shkruajnë: “Lidhja e bukur mes nënës dhe vajzës, kaq e lezetshme”.

“Sa të bezdisësh do të ishin...”/ Fansat

Një tjetër fanse komentoi: “Është shumë i lezetshëm fakti që merr vajzën tënde për të rregulluar thonjtë me ty”, ndërsa një i tretë shkroi, “pse askush nuk po flet për faktin se thonjtë e saj trajtohen më shumë se unë në një vit të tërë”.

Ndonëse ka pasur komente pozitive, disa të tjerë nuk ia kanë kursyer ato negative dhe kritikat.  Ndjekës u ndalën te thonjtë e gjatë të saj duke komentuar se kjo do t’ia vështirësonte punët dhe se nuk do mund të kujdesej si duhet për djalin e saj gjashtë muajsh.

“Po mendoja se sa të bezdisshëm do ishin ato thonj për të ndërruar pelenat disa herë në ditë”, i ka komentuar një ndjekëse.

“Sa të bezdisësh do të ishin...”/ Fansat

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore