Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Rrjeti po e “kryqëzon” pasi humbi ndjenjat gjatë spektaklit, Graniti ka dy fjalë për Fifin: Jam me ty deri në frymën e fundit

Rrjeti po e “kryqëzon” pasi humbi ndjenjat gjatë

BB VIP – Shumë personazhe të njohur të ekranit kanë nisur që të bëjnë postime në rrjetet sociale, ku i dalin në mbështetje këngëtares së njohur, Fifi, e cila prej disa javësh është brenda “Big Brother VIP”.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo ka pasur disa momente aspak të këndshme. E fundit ishte në spektaklin e mbrëmjes së martës, ku teksa po debatonte me opinionisten, Balina Bodinaku, Fifit i ra të fikët.

Pasi e mori vetën, fillimisht këngëtarja vendosi që të dilte nga shtëpia, por pasi u qetësua u shpreh se do të rrinte e të vazhdonte lojën e saj në BB VIP.

Ndërkohë ish-banori, Granit Cana, ka shprehur mbështetjen e tij për Fifin, duke bërë një postim në “Instastory”-n e tij.

Ish-futbollisti ka publikuar një video ku shfaqet Fifi duke folur për të dhe dëgjohet duke thënë: “Ai më nxirrte anën pozitive shumë, edhe ajo anë pozitive mua po më mungon”.

Bashkëngjitur me këto pamje, Graniti shkruan se do të qëndrojë pranë saj në të mirë dhe në të keq.

Rrjeti po e “kryqëzon” pasi humbi ndjenjat gjatë

“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështira”, u shpreh Cana.

Ndërkohë kujtojmë se Fifi dhe Graniti kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë, për raportin e krijuar e po ashtu edhe për ngacmimet ndaj njëri-tjetrit.

Edhe pse u pa pëlqim mes tyre dhe publiku i donte çift, ata thanë se do të jenë vetëm miq të mirë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore