
Rreziku është i madh, çfarë mund ta shkaktojë vdekjen e papritur gjatë seksit?
Një studim i bërë nga Universiteti George të Londër, raporton se vdekjet e papritura për shkak të problemeve me zemrën që ndodhin gjatë ose menjëherë pas marrëdhënies seksuale mund të mos jenë një fenomen ekskluziv për burrat e moshuar.
Studimi, i cili hetoi 6,847 raste të vdekjes së papritur, zbuloi se 17 prej tyre, një normë prej 0.2%, ndodhën ose gjatë seksit ose brenda një ore pas marrëdhënies seksuale.
Sipas një artikulli të botuar në “The Conversation” nga David Gage, një pedagog i patologjisë kimike në Universitetin e Westminsterit, mosha mesatare e atyre që vdiqën ishte 38 vjeç, me 35% të rasteve që përfshinin gra.
Ndërkohë, një studim i mëparshëm mjeko-ligjor në Gjermani, i cili vlerësoi rreth 32,000 raste të vdekjeve të papritura gjatë një periudhe 33-vjeçare, tregoi se 0.2% e tyre u regjistruan gjatë aktivitetit seksual, ku pjesa më e madhe e të vdekurve ishin meshkuj, mesatarisht 59 vjeç dhe shkaku më i zakonshëm i vdekjes është sulmi në zemër, thekson Gage, duke shtuar se studimet e vdekjes së papritur kardiake dhe aktivitetit seksual në SHBA, Francë dhe Korenë e Jugut kanë treguar përfundime të ngjashme.
Vdekjet e raportuara në hulumtimin e ri zakonisht nuk shkaktoheshin zemra “siç shihet tek të moshuarit”, me dy shkaqet më të zakonshme që janësindroma e vdekjes së papritur aritmike 53% dhe diseksioni i aortës 12%.
Hulumtimi tregon se vdekja e papritur kardiake tek njerëzit nën 50 vjeç shkaktohet kryesisht nga sindroma e papritur e vdekjes aritmike ose kardiomiopatitë dhe se të rriturit më të rinj me këto kushte duhet të kërkojnë këshilla mjekësore për “rrezikun që lidhet me aktivitetin seksual”, siç shkruan Gage.









Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme
Aktualitet




