Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Robert de Niro në moment të vështirë, gruaja dhe Coronavirus mund ta çojnë drejt falimentimit

Robert de Niro në moment të vështirë, gruaja dhe Coronavirus

Edhe  pse është aktori më i paguar në botë, me një fitim prej 96 milion dollarësh vetëm midis qershorit 2019 dhe qershorit 2020 , sipas listës People With Money, Robert De Niro thotë se është në prag të falimentimit.

Coronavirus do të ndikonte dukshëm në financat e tij, dhe një rast divorci nga gruaja e tij, Grace Hightower, e cila ankohet për kufizimin e limitit për të tërhequr nga karta e saj e kreditit nga 100 mijë në 50 mijë dollarë në muaj.

Gruaja, me të cilën De Niro ka pasur një marrëdhënie të trazuar që nga viti 1997, duke bërë kërkesë për divorc në vitin 2018, gjithashtu ka bërë të ditur që fëmijët e tyre janë dëbuar nga pasuritë e patundshme ku superylli i Hollivudit po kalon izolimin.

Avokatët kanë nënvizuar se si shkurtimi i disponueshmërisë financiare mujore të gruas është për shkak të vështirësive reale financiare të De Diro, e cili për shkak të pandemisë pësoi një humbje të rëndë të lidhur me mbylljen e aktiviteteve të tij, zinxhiri i restoranteve Nobu dhe Hotel Greenwich.

Caroline Krauss, avokati i De Niro, i shpjegoi gjykatës sesi aktori humbi 3 milion dollarë vetëm në muajin prill dhe 1.87 milion në muajin maj. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore