Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Robert Aliaj: Një femër që ka bërë seks me 150 meshkuj nuk vlen!

Robert Aliaj: Një femër që ka bërë seks me 150 meshkuj

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të premten, më 24 qershor, shpalli vendimin, i cili i dha fund të drejtës gjysmëshekullore të abortit. Për këtë ka folur analisti dhe opinionisti Robert Aliaj, i cili ka deklaruar se zgjidhja qëndron në edukimin dhe ndërgjegjësimin e njerëzve përpara se të shkohet tek fenomeni, ndërsa tha se një femër e cila ka patur lidhje me shumë meshkuj në jetë. e saj nuk vlen.

“Përgjegjësia absolutisht është individuale. Edukimi është çelësi i një vendimi të duhur individual. Pa ndërgjegjen e individit asgjë nuk zgjidhet. Ky do të jetë një fenomen që do të vijojnë. Në lidhje me liritë personale, ka një keqkuptim në lidhje me këtë. Ai i shparshmi mu duk një debat pa kuptim e pa lëndë. Nuk është liri personale kur mendon ashtu.

Jam pro abortit sepse besoj tek ndërgjegjja e njerëzve se nuk e bëjnë për sport. Ka një arsye aq të fortë që shkon tek ekzekutimi i një jete. Sepse është kaq komplekse gjëja sa edhe kur ke të drejtë të abortosh, është shumë problem sepse është respekti i marrjes së një jete. Jemi të barabartë. Nëna, babai, fetusi janë të pafajshëm dhe me të drejta barabarta për jetën.

Askush nuk ka më shumë. Për mua zgjidhja nuk është të bëhet apo jo aborti, por të ndërgjegjësohen njerëzit para se të shkojnë tek fenomeni. Sepse shoqëria ka pafund probleme me seksualitetin dhe rrezikun kur ai është i shfrenuar. Problemi nuk është të shkosh me kë të duash, por problemet që lindin pas kësaj. Është krijuar një model femëror që është krejtësisht e papërgjegjshme dhe thotë e di un ç’bëj me trupin tim. Por kjo në shoqëri dëmton shumë se një femër që ka kaluar 150 veta dhe nuk ka përfunduar akoma me një, nuk do të përfundojë me asnjë dhe nuk është e besueshme për meshkujt e tjetër dhe nuk vlen”, u shpreh ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore