Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Rita Ora po shijon rrezet e diellit në Australi, nëna e saj i jep një këshillë në shqip

Rita Ora po shijon rrezet e diellit në Australi, nëna e saj i jep

Prej disa javësh, Rita Ora, po qëndron në Australi pasi di të jetë pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice”. Pasi bëri 14 ditë karantinë së bashku me të motrën, Elena Ora,  në një nga hotelet më të shtrenjta të Sidnejt, tani po shijon plazhet e Australisë.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi të shkrepura rastësisht në telefonin e saj, gjatë qëndrimit atje.

Rita Ora po shijon rrezet e diellit në Australi, nëna e saj i jep

Nga pamjet e publikuara nga vetë Rita, vihet re se si është djegur nga rrezet e diellit në pjesën e kraharorit. E si pasojë nëna e saj, Vera, ka vendosur që t’i japë një këshillë.

E siç bën zakonisht, ajo i ka shkruar në gjuhën shqipe. Vera e ka këshilluar të bijën që të lyhet me kos.  “Rita Pita lyju pak me kos se koke djeg”, i shkruan ajo dhe komenti i saj ka marrë shumë pëlqime.

Rita Ora po shijon rrezet e diellit në Australi, nëna e saj i jep

Rita Ora po shijon rrezet e diellit në Australi, nëna e saj i jep

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore