Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Rikthehet seriali “Njerëz dhe fate”? Arben Derhemi krah për krah Robert Ndrenikës: Është gati…

Rikthehet seriali “Njerëz dhe fate”? Arben Derhemi krah

Nostalgjia për serialin shqiptar dramatik më të suksesshëm shqiptar është i pranishëm jo vetëm tek ndjekësit dha fansat, por edhe tek protagonistët, aktorët.

Aktori Arben Derhemi në një postim në rrjetin e tij social “Instagram” ka postuar një foto krah për krah me aktorin e madh, Robert Ndrenika, ku në Serialin “Njerëz dhe Fate”, luanin në personazh si babë e bir.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit... “Njerëz dhe fate”… Është gati”, shkruan aktori Derhemi në post.

Rikthehet seriali “Njerëz dhe fate”? Arben Derhemi krah

Seriali “Njerëz dhe Fate” do të ishte një nga serialet më të suksesshëm në Shqipëri, me një kast të mrekullueshëm aktorës, si Robert Ndrenika, Pavlina Mani, Arben Derhemi, Eni Jani, Valbona Imami, Arta Muçaj, Gëzim Rudi, etj.

Regjisori Ylli Pepo, kur e nisi këtë serial, nuk e dinte se ai do të kishte aq sukses, ndaj dhe Ruzhdi Pulaha u ul sërish në tryezën e punës dhe shkroi dhjetë seri të reja. Asokohe u fol në media se “Njerëz dhe Fate” nuk do të kishte vetëm 20 seri, por edhe dy episode të tjerë, që deri tani duket se kanë mbetur ëndërr në sirtar.

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore