
Rikthehet “Njerëz dhe Fate”/ Nga aktorët, tek historia, Arben Derhami zbulon detaje: Do të ketë 15 seri...
Aktori i njohur, Arben Derhemi, ka rrëfyer detaje nga lajmi për rikthimin e serialit "Njerëz dhe Fate".
Teksa ishte i ftuar në News 24, ai konfirmoi lajmet se se ky serial do të rikthehej me seri të reja dhe shtoi se ka qenë insistimi i tij që kjo të bëhej e mundur.
“Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai.
Kujtojmë se Arbeni ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate”, një serial që rrëmbeu mendjet dhe zemrat e shqiptarëve atëherë. Ai shtoi se vazhdimi i serive të reja të këtij seriali do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.
Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri.
“Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.
Arbeni zbuloi se si fillim do të ketë 15 seri, pasi është një punë e madhe dhe sipas tij duhet shumë investim.
“Është një staf prej 45 vetësh, të cilët për rreth dy muaj e gjysmë do të spostohen në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha më tej ai.
E pranishme në serial sipas Arbenit, do të jetë edhe aktorja Arta Muçaj, që luante personazhin e Didit.
Ndërkohë mbetet për t’u parë se çfarë organizimi dhe risishë do të sjellë ky serial.

Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit dhe Oltës në këtë "Big Brother VIP"!
Historia e plotë >




“Je shumë i frusturar”/Olta-Kristit: Kopjon Robertin çdo sekondë
Historia e plotë >


Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




