Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Puthje për të gjithë”/ Megan shpërblen princin Harry pas fitores në polo, por dhe shokët e tij

“Puthje për të gjithë”/ Megan shpërblen princin

Princi britanik Harry është i famshëm për pasionin e tij për lojën e polos, dhe në mbështetje të tij nuk mungon as Meghan Markel.

Dukesha 40-vjeçare u shfaq pranë bashkëshortit të saj duke e uruar për fitoren me një puthje të gjatë dhe pasiononte, teksa i dha dhe trofeun. Por para Harryt, Megan përshëndeti dhe shokët e tij të skuadrës me nga një puthje të lehtë për fitoren.

Princi Harry është bashkuar së fundmi me skuadrën e Los Padres Polo Club, që memnaxhohet nga miku i tij. Duke aderuar me emrin ‘Harry Wales’, princi shënoi tre herë gjatë ndeshjes  – e cila ishte e hapur për publikun por biletat ishin shitur shpejt pas nisjes.

Takimi i djeshëm nuk ngjasonte shumë me puthjen në faqe që e ndjera princesha Diana i dha  Princit Charles pas një fitoreje në polo në 1985, pikërisht pas katër vjet martese, shkruan britanikja Metro.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore