Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Puthje e përqafime mes Kiarës dhe Luizit/ Surpriza e këngëtarit që emocionoi moderatoren (VIDEO)

Puthje e përqafime mes Kiarës dhe Luizit/ Surpriza e

Me kalimin e mesnatës Kiara Tito u surprizua nga familjarët e saj me rastin e 27-vjetorit të lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti moderatoren brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.

Fillimisht Kiarës i treguan një video mesazh ku e uronin mami, babi dhe vëllai i saj. Më pas Tito u surprizua nga Luiz Ejlli me një këngë për ditëlindje.

Këngëtari i njohur këndoi këngën e Ed Sheeran ‘Perfect’. Kiara u ngjit në skenë dhe kërceu me Luizin e përqafuar, ndërkohë që banorët e përcollën me duartrokitje.

Më pas ata shkëmbyen puthjet e premtuara. Ai e puthi në ballë, ndërsa Kiara në faqe. Më pas moderatorja fryu qirinjtë e tortës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Jam shumë e lumtur që ditëlindjen time të 27, po e kaloj me familjen time të re që është Big Brother VIP”, tha Kiara Tito.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore