Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Puthja që irritoi indianët, Netflix përballet me thirrje për bojkot

Puthja që irritoi indianët, Netflix përballet me thirrje për

Netflix po përballet me një reagim të ashpër në Indi, për një skenë puthje, tani famëkeqe, në një prej shfaqjeve të saj.

Puthja ndodh në serialin “Një djalë i përshtatshëm’ një adaptim i romanit nga autori indian, Vikram Seth.

Historia tregon jetën e dashurisë së një gruaje të re hindu dhe në një moment e jep atë duke u puthur nga një burrë mysliman në një tempull hindu.

Kjo është parë si diçka kontroverse në Indi, përfshirë politikanë nacionalistë hinfu.

Narottam Mishra, ministri i punëve të brendshme në qeverinë e shtetit Madhya Pradesh, tha në Twitter se ai "i kishte kërkuar policisë të shqyrtonte këtë përmbajtje të diskutueshme".

"Kjo ka një përmbajtje jashtëzakonisht të pakëndshme e cila dëmton ndjenjat e njerëzve të një feje të veçantë. Unë u kam kërkuar autoriteteve të shqyrtojnë pse dhe me çfarë synimesh ky program dhe kjo temë është rifilluar në platformat transmetuese," tha ai, duke shtuar se po shikonte se çfarë veprimesh ligjore mund të ndërmerren.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore