Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Puthja e Borës me Donaldin/ Iva Tiço hedh poshtë zërat: Asnjë skenar nuk mund ta bënte atë lloj shkëndije

Puthja e Borës me Donaldin/ Iva Tiço hedh poshtë zërat:

Në Fun Club u diskutua edhe puthja e shumë komentuar e Borës dhe Doanldit, çiftit që ishin ndarë prej gjashtë muajsh, por i dhanë një shans sqarimi njeri-tjetrit në Big Brother.

Desada tha se fill pas puthjes kishte bërë një postim për ata të dy, por instagrami i saj ishte mbingarkuar me mesazhe që nuk duhet ta besonte të gjithë atë që po ndodhte, sepse ishte sa për show.

Por Desada vete e bindur tha se shumë mund të dyshojnë se është show, por ajo që shohin sytë nuk të zhgënjen asnjëherë. Të njëjtën gjë e ka mbështetur edhe gazetarja Iva Tiço, e cila tha: “Asnjë skenar nuk mund ta bënte atë lloj shkëndie”.

Ndërsa Suada komentoi edhe raportin e Borës me shoqen e saj të ngushtë Semin, ku vlerësoi gjestin e Borës si një shoqe e ngushtë.

“Do e cojë qëllimin e tij deri në fund dhe besoj që është i karikuar për mirë. Futja e Borës i ka dhënë një shtysë që të luftojë, madje edhe Semit. Është shumë e vështirë sot që të kesh një shoqe shumë të mirë dhe mendoj që Bora e tregoi se është një bashkëshorte dhe shoqe shumë e mirë”, tha Suada./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore