
Publikon VIDEON duke qarë, ish-banori i BB VIP2 ka një mesazh të rëndësishëm: Kam qenë në dilemë...
Moderatori Ronaldo Sharka nuk qëndroi gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por arriti të tregonte energjinë e tij pozitive dhe se ishte gjithmonë i buzëqeshur.
Por përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ai ka zbuluar se pas atij djali që vetëm qesh, fshihet një njeri normal, që ka probleme dhe momente të vështira në jetën e tij.
Pas atij djali që qesh është edhe një djalë që qan dhe që ka guximin ta ndajë me të gjithë publikun një gjë të tillë.
Ish-banori i “Big Brother VIP2” ka ndarë një video me ndjekësit e tij ku shfaqet i përlotur, duke dhënë mesazhin që nuk e dëgjojmë shpesh nga personazhe të njohur: Është shumë në rregull të mos jesh mirë!
View this post on Instagram
Moderatori e ka shoqëruar me një shkrim të gjatë i cili thotë:
“Kam qenë në dilemë nëse gjëra të tilla duhen postuar apo jo në rrjetet sociale. Po fundja, pse jo? Edhe ne njerëzit që dalim në ekran dhe në rrjet duke qeshur, edhe ne nuk jemi mirë. Edhe? Ja u a them unë! Edhe ju qe jeni duke kaluar gjëra në jetë, si gjithmonë. Fundja jeta kështu është, është shumë ok të mos jesh mirë! Është ok të qash, është ok të jesh njeri. Sepse Zoti nuk na jep më shumë halle seç mbajmë mbi supe. Siç më njohët në BigBrother dua të vazhdoni të më njihni në rrjetet e mia sociale. Unë jam i lumtur që jetoj, që ashtu siç qesh, ashtu edhe qaj sepse kam ndjenja ende brenda vetes. Ama, unë sërish qesh. Ndaj edhe ju miq, pavarësisht të gjithave, ju lutem gjeni forcën të qeshni sërish. Ju dua, Roniiiiii juaj çapaçul”.



Elgiti nuk do ta mbajë unazën në gisht/ Ja çfarë mendon Klea për këtë
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
