Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Publikohet një foto private e Khloe Kardashian, modelja do ta fshijë me patjetër

Publikohet një foto private e Khloe Kardashian, modelja do ta fshijë

Skuadra Kardashian është vënë e gjitha në lëvizje për të fshirë një foto private të Khloe Kardashian, e cila zbulon një pjesë të yllit të televizionit që vetëm familja e saj mund t’ja shohë. Në foto ajo shfaqet në një pishinë e veshur me bikini me printe leopardi, pa asnjë lloj editimi, që janë të shumta në çdo foto të familjes Kardashian.

Kjo foto, që “Page Six” ka konfirmuar se është origjinale, është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale. Por shumë kopje të fotografisë u fshinë nga skuadra Kardashian nën kërcënimin e ndjekjes në rrugë ligjore. Skuadra e Khloe-s është përgjigjur se imazhi në fjalë është i bukur, por duhet të fshihet për shkak se nuk është autorizuar prej tyre.

Publikohet një foto private e Khloe Kardashian, modelja do ta fshijë

“Fotografia e Khloe-s është bërë gjatë një takimi me familjen dhe është publikuar në rrjete sociale padashje dhe pa leje nga një asistente. Khloe duket bukur, por është e drejta e autorit që të kërkojë të hiqet një imazh që nuk synon të publikohet”, ka thënë në një deklaratë Tracy Romulus, drejtori i marketingut.

Këto kohë Khloe ka qenë në qendër të vëmendjes nga fansat e saj, për shkak të fotove që ajo publikon në rrjete sociale. Ata i kanë kërkuar që të mos i rregullojë aq shumë, sepse ata nuk arrijnë ta njohin. Këtyre kritikave, Khloe ju përgjigj në një episod të Keeping Up With The Kardashians.

“Kam arritur në një pikë aq tq vështirë ndaj publikut që mendon se i lejohet të flasë për peshën time, fytyrën time dhe jetën time personale. Në fakt nuk dua ta dëgjoj më këtë gjë. Kam qenë gjithmonë shumë e hapur me këtë spektakël dhe jetën time, por mendoj se kjo gjë nuk është më e shëndetshme për shpirtin tim”, tha Khloe para partnerit të saj Tristan Thompson.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore