Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pronari i saj ishte i shtruar në spital, qenushja e pret me ditë të tëra jashtë  (VIDEO)

Pronari i saj ishte i shtruar në spital, qenushja e pret me ditë

Një qenushe e devotshme ka qëndruar disa ditë jashtë një spitali në Turqi, aty ku pronari i saj i sëmurë po trajtohej.

Boncuk ndoqi ambulancën që transportoi pronarin e saj, Cemal Senturk, në spitalin e qytetit Deti i Zi në Trabzon më 14 janar. Më pas ajo bënte vizita të përditshme pranë spitalit, shkruan agjencia private e lajmeve DHA.

Vajza e Senturk, Aynur Egeli, ka thënë se e merrte Boncuk në shtëpi, por ajo menjëherë kthehej për në spital.

Ndërkohë një roje sigurie në spital, Muhammet Akdeniz, ka thënë për DHA: “Ajo vinte çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe priste deri sa vinte nata. Boncuk nuk hynte brenda”.

Një roje e sigurisë në spital, Muhammet Akdeniz, i tha DHA-së: “Ajo vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje. Ajo nuk hyn brenda. Kur dera hapej, ajo fuste kokën brenda”.

Të martën, Boncuk më në fund u bashkua me pronarin e saj. Ky i fundit doli nga spitali me një karrocë me rrota.

“Ajo është shumë e lidhur me mua. E më ka munguar shumë gjithashtu”, ka thënë Cemal Senturk për DHA. Ai ka dalë nga spitali dhe është kthyer në shtëpi së bashku me qenin e tij.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore