Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Projekt i ri muzikor apo postim 'thumbues', Romeo Veshaj habit me postimin më të fundit!

 

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

E jo vetëm së bashku, por dyshja në disa nga projektet e fundit janë 'ndarë' për të sjell projekte 'solo' ose në bashkëpunim me artistë të tjerë, si rasti i Romeos me Ermal Fejzullahun. E mesa duket mund të kemi të tjera surpriza nga Romeo pasi një Instastory i tij nga ngriti dyshimet, ku teksa ka treguar dorën e tij duke mbajtur një shishe dhe gotë vere krahas ka shkruar në gjuhën angleze:

Gënjeshtar/e

Nuk dimë se cilës gjinie i drejtohet artisti dhe nëse është një shenjë projekti të ri muzikor apo një postim 'thumbues'.

E jo vetëm në muzikë e aktrim, por Donaldi dhe Romeo patën dhe një rikthim të fuqishëm televiziv me programin ‘Më lër të flas’ në Top Channel. E teksa para pak javësh u transmetua episodi i fundit, ky i fundit tha disa fjalë në shenjë falenderimi për ndjekësit besnikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore