Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pretendon se e përdhunoi në vitin 2009, ish-modelja kërkon shifrën marramendëse nga Cristiano Ronaldo

Pretendon se e përdhunoi në vitin 2009, ish-modelja kërkon

Ju kujtohet ngjarja e bujshme e vitit 2009, ku Cristiano Ronaldo u përfshi në një betejë ligjore me një ish-modele? Kjo e fundit pretendon e futbollisti portugez e ka përdhunuar në po atë vit në Las Vegas.

Ish-modelja  është Kathryn Mayorga, e cila tashmë kërkon nga futbollisti me famë botërore një dëmshpërblim prej plot 65 milionë euro, ku 2 milion janë shpenzimet e gjyqit.

“Daily Mirror” ka publikuar së fundmi disa dokumente ku janë shkruar pretendimet e Kathryn Mayorga, e cila i bazon kërkesat e saj në akuzat e “dhimbje dhe vuajtje” dhe “dëmtime ndëshkuese”. Sipas akuzës këto akuza kapin shifrën marramendëse.

Kujtojmë se kjo çështje kaq e bujshme ka nisur që në vitin 2016 ku ish-modelja së bashku më avokatët e saj hapi një padi civile ndaj yllit portugez në Las Vegas. Më pas çështja u pushua me justifikimin se ajo ishte e “paaftë mendërisht”.

Ndërsa në vitin 2018 ishte vetë Ronaldo i cili në rrjetet sociale i mohoi akuzat duke shkruar: “Unë i mohoj vendosmërisht akuzat që më drejtohen mua. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër gjithçkaje”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore