Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Prej ditësh me pushime në vendin luksoz, Encës i ndodh rastësia më e bukur me Conor McGregor

Prej ditësh me pushime në vendin luksoz, Encës i ndodh

Pushimet e Enca Haxhias në Dubai nuk paskan të përfunduar! Prej disa ditësh këngëtarja e njohur ndodhet në vendin luksoz, ku po shijon rrezet e diellit dhe plazhin.

E sigurisht që në profilet e saj në rrjetet sociale, nuk mungojnë as fotot e videot nga pushimet e shtrenjta. E duket qartë se Enca po i shijon në maksimum këto ditë, madje ka shprehur edhe dëshirën që të jetojë gjithmonë në Dubai.

Edhe pse nuk do qëndrojë gjithmonë atje, këngëtarja e ka shtyrë biletën e kthimit në mënyrë që të relaksohet edhe më shumë.

Prej ditësh me pushime në vendin luksoz, Encës i ndodh

Ndërkohë së fundmi, këngëtares i ka ndodhur një rastësi e bukur me mundësin e famshëm Conor McGregor. Enca ka zbuluar se ata jo vetëm që kanë qenë në të njëjtin moment në të njëjtin vend, por edhe janë ulur pranë njëri-tjetrit.

“Unë dhe Conor McGregor rastësisht të ulur pranë njëri-tjetrit. E dashuroj Dubain!”, ka shkruar ajo në një postim në “Instastory”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore