
“Po venitet para syve tanë”/ Analistja britanike ngre alarmin: Çfarë po ndodh me mbretëreshën Elizabet?
“Mbretëresha po venitet para syve tanë!” Ky ishte alarmi i dhënë nga analistja mbretërore Daniela Elser në Britaninë e Madhe.
Komentet e Elser kanë ngritur një shqetësim të madh në ishull për shëndetin e mbretëreshës Elizabet, e cila këtë vit festoi 96 vjetorin e lindjes.
Analistja krahasoi dy foto të mbretëreshës, të kapura në diferencën e nj viti, ku ajo shfaqet e veshur me të njëjtat roba teksa takon dy personalitete britanike.
Në foton e parë të realizuar vetëm një javë më parë, Elizabet shfaqet e veshur me një fustan me lule, teksa sipas analistes, ajo është më e dobët, e plakur dhe e tkurrur, në krahasim me një vit më parë.
(Foto e realizuar në 2022)
"Si u bënë gjërat kaq keq, kaq shpejt? Si brenda një viti kemi parë që Mbretëresha të largohej nga hipja në kuaj, të mos shëtiste më qentë e saj dhe të mos drejtonte më Range Rover-et e saj. Tani thuhet se ajo përdor një karrige me rrota me raste?”- shprehej analistja.
“Ajo që tregon fotografia e së enjtes është se Madhëria e Saj duket se po shuhet para syve tanë, por Pallati Buckingham po përpiqet t'i përmbahet linjës së tyre gjithnjë e më të lodhur ‘nuk po ndodh asgjë’”- vazhdoi ajo.
(Foto e realizuar në 2021)
Më herët, mbretëresha ka ngjallur shqetësim teksa është shfaqur jo shumë e shëndetshme, duke lëvizur me ndihmën e një karroce me rrota apo dhe duke anuluar disa vente të rëndësishme.




“Më kthe pas”/ Kujt i drejtohet Nora Istrefi me këto fjalë? (FOTO)
Historia e plotë >




Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qershori "i përgjakur" me bilance tragjike, 15 të vdekur dhe 11 të plago...
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
Karburantet, nuk preken taksat! Shqiptarët do të vijojnë t’i blejnë më shtrenjtë se vendet e rajonit

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në Rajon

Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...
Aktualitet



Grabiti vilën e Marco Verratit, thyen heshtjen shqiptari i akuzuar
Historia e plotë >
